ShqipoNET - Forumi  

Go Back   ShqipoNET - Forumi > Arti dhe Artistėt (Arts and Artists) > Artet Figurative

Artet Figurative Piktura, skulptura, arkitektura dhe gjithcka qe ka lidhje me Artin !

Reply
 
LinkBack Thread Tools Display Modes
  #1 (permalink)  
Old 07-18-2007, 07:26 PM
Ocrajhqa
Vizitor
Points: 0, Level: 0Points: 0, Level: 0Points: 0, Level: 0
Activity: 0%Activity: 0%Activity: 0%
 
Posts: n/a
Default Pikėpyetja e ngjyrave

Pikėrisht tė patrazuara, tė thjeshta dhe njėherėsh tė thella ashtu siē di t‘i vendosė Matisi, pėrmes njė pėrkujdesjeje e cila i avitet paqtė kufirit tė pėrkėdheljes. Nė librin e titulluar "Shėnime tė njė piktori", ndėr tė tjera, Matisi shkruan: "Ėndrra ime ėshtė njė art ekuilibri, pastėrtie, qetėsie, pa tema shqetėsuese apo preokupuese, qė tė jetė si pėr atė qė punon me tru, apo pėr tregtarin, ashtu edhe pėr artistin e letrave; si njė ėmbėlsues, njė qetėsues cerebral, diēka e ngjashme me njė kolltuk tė mirė, qė tė ēliron nga lodhja fizike".

Kjo ėshtė kredoja dhe njėfarėsoj pulsi i ēastnisjes kur Matisi pėrballej me bardhėsinė e pafundme tė telajos, pėrndryshe piktura merr trajtėn e njė eksperimenti racional (edhe disa kundėrshtarė tė tij mendojnė se kėtu ka tė drejtė) duke cenuar harmoninė fizike, e pėr rrjedhojė dhe atė metafizike brenda botės sė ngjyrave. Ndoshta ky rrezik vjen si pasojė e njė pakonsiderate kinse artistike ndaj natyrės sė ngjyrave, e cila konsiston nė faktin se ngjyrat nė pėrgjithėsi kanė njė nevojė tė pashpjegueshme pėr njėra-tjetrėn, e nėse kjo nuk merret parasysh, qoftė edhe nė stadin konceptual, (sepse nismat e mbrujtura mirė qė nė kėtė stad fillojnė frymėmarrjen) atėherė ajo qė do vijojė praktikisht s‘ka themel.

Ėshtė e vėrtetė se nė disa piktura tė Matisit, ngjyrat pėrvetėsojnė/marrin njė lloj dukjeje, e cila tė jep pėrshtypjen sikur qėndrojnė pezull mes imagjinares dhe pamjes formale. Sigurisht, nuk ėshtė kusht qė ky plazmim i pamores tė arrihet pėrmes statusit tė vetėdijes, e rėndėsishme dhe e mjaftueshme ėshtė qė karshi nesh pėrshfaqet e sublimuar njė pjesė e shqetėsimit ontologjik qė bart shpirti krijues.

Ekzistencėn e mbingopur pėrtej studios sė tij, Matisi e refuzonte pikėrisht duke e evokuar atė pėr ta pajisur me semantikėn dhe formėn (nė kėtė rast ngjyrėn) e duhur, dhe pėr t‘i dhėnė kėshtu fizionominė e njė vepre arti, e cila tashmė, falė tjetėrsimit na ofron njė mundėsi mė shumė mbi pėrjetimin e realitetit. Dhe e gjithė kjo, pėrkapet me anėn e njė thjeshtėsie tė jashtėzakonshme, qė nė historinė e pikturės evropiane ėshtė shumė e rrallė.

Pa mėdyshje, sprovat kryesore tė artistit janė tri (ose tri tė tjera tė ngjashme): Marrėdhėnia e tij me artin, me vetveten dhe me ekzistencėn pėrreth, ose, me atė pjesė tė ekzistencės qė mund tė pėrkthehet nė njė vepėr nė tė ardhmen. Ky trinom ėshtė i pėrhershėm nė krijimtarinė e secilit artist. Ndėrsa ai qė pėr njė arsye ose njė tjetėr, "di" t‘u shmanget kėtyre pyetjeve, e ka pėrmbyllur jehonėn e veprės sė vet brenda njė strukture tė kufizuar nė kohė dhe nė hapėsirė. Ēėshtja ėshtė, (kėtu pėrcaktohet vlera e njė vepre) sa dhe si ėshtė kuptuar roli dhe dimensioni i kėtyre komponentėve.

Nuk e di pse, por, ngjyrat e ridimensionuara (larg ēdo kuptimi teknik) nga Matisi, pėrmbajnė/pėrēojnė njė lloj rrezatimi qė nė mėnyrė tė beftė tė ngjall njė farė optimizmi tejet tė veēantė qė nė kontaktin e parė.

Pėr Matisin nuk ka rėndėsi fakti i cili ėshtė vėnė nė dukje nga disa estetė dhe studiues tė arteve pamore, qė kuptimi i termit ngjyrė, pėrbėn njė nga lėmshet mė tė ngatėrruara tė historisė sė shkencės. Ky konstatim, pavarėsisht se i ēuditshėm nė dukje, vėshtruar artistikisht, nuk bart asnjė lloj vlere mbi raportin e njė piktori me ngjyrat, pėrkundrazi, ėshtė njė ēėshtje e kimisė (pra jo e alkimisė) dhe e tillė le tė mbetet. Nė fakt, pėr njė artist, fenomeni i ngjyrave asnjėherė nuk duhet ngritur se ēfarė janė ato, por, si mund ta sublimojnė dhe ta tejēojnė ato shqetėsimin e qenies mbi fatin. Natyrisht, edhe pėr poetin sprova ėshtė e njėjtė.

Pyetjet e mėposhtme, jam i prirur tė besoj se nuk shkaktojnė asnjė problem nė raportin e Matisit me ngjyrat, si pėr shembull: Pėrse ekzistojnė ngjyrat? Ēfarė synimi kanė? Ēfarė simbolizojnė ato, etj. Atij i mjafton miqėsia e hershme me ngjyrat. Mbase kjo miqėsi ka lindur qė nė takimin e parė, dhe, pėr kėtė dėshmojnė njė gjuhė (ose, njė metagjuhė qė nuk pranon kompromis me "delikatesėn" e syprinės) tė gjitha pikturat e tij, pa diskutim trashėgimia mė e vyer qė ka lėnė pas.


Marre nga : Gazeta Shqip
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!
Reply With Quote
Reply

Bookmarks
Digg del.icio.us StumbleUpon Google



Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

 
Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

vB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off
Trackbacks are On
Pingbacks are Off
Refbacks are On



Powered by vBulletin® Version 3.7.0 Release Candidate 1
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
vBulletin Style by: vbskinpixel.com
Copyright ©2004-2008 ShqipoNET and others. All Trademarks are Copyright of their respective owners.