Pikėpyetja e ngjyrave
Pikėrisht tė patrazuara, tė thjeshta dhe njėherėsh tė thella ashtu siē di ti vendosė Matisi, pėrmes njė pėrkujdesjeje e cila i avitet paqtė kufirit tė pėrkėdheljes. Nė librin e titulluar "Shėnime tė njė piktori", ndėr tė tjera, Matisi shkruan: "Ėndrra ime ėshtė njė art ekuilibri, pastėrtie, qetėsie, pa tema shqetėsuese apo preokupuese, qė tė jetė si pėr atė qė punon me tru, apo pėr tregtarin, ashtu edhe pėr artistin e letrave; si njė ėmbėlsues, njė qetėsues cerebral, diēka e ngjashme me njė kolltuk tė mirė, qė tė ēliron nga lodhja fizike".
Kjo ėshtė kredoja dhe njėfarėsoj pulsi i ēastnisjes kur Matisi pėrballej me bardhėsinė e pafundme tė telajos, pėrndryshe piktura merr trajtėn e njė eksperimenti racional (edhe disa kundėrshtarė tė tij mendojnė se kėtu ka tė drejtė) duke cenuar harmoninė fizike, e pėr rrjedhojė dhe atė metafizike brenda botės sė ngjyrave. Ndoshta ky rrezik vjen si pasojė e njė pakonsiderate kinse artistike ndaj natyrės sė ngjyrave, e cila konsiston nė faktin se ngjyrat nė pėrgjithėsi kanė njė nevojė tė pashpjegueshme pėr njėra-tjetrėn, e nėse kjo nuk merret parasysh, qoftė edhe nė stadin konceptual, (sepse nismat e mbrujtura mirė qė nė kėtė stad fillojnė frymėmarrjen) atėherė ajo qė do vijojė praktikisht ska themel.
Ėshtė e vėrtetė se nė disa piktura tė Matisit, ngjyrat pėrvetėsojnė/marrin njė lloj dukjeje, e cila tė jep pėrshtypjen sikur qėndrojnė pezull mes imagjinares dhe pamjes formale. Sigurisht, nuk ėshtė kusht qė ky plazmim i pamores tė arrihet pėrmes statusit tė vetėdijes, e rėndėsishme dhe e mjaftueshme ėshtė qė karshi nesh pėrshfaqet e sublimuar njė pjesė e shqetėsimit ontologjik qė bart shpirti krijues.
Ekzistencėn e mbingopur pėrtej studios sė tij, Matisi e refuzonte pikėrisht duke e evokuar atė pėr ta pajisur me semantikėn dhe formėn (nė kėtė rast ngjyrėn) e duhur, dhe pėr ti dhėnė kėshtu fizionominė e njė vepre arti, e cila tashmė, falė tjetėrsimit na ofron njė mundėsi mė shumė mbi pėrjetimin e realitetit. Dhe e gjithė kjo, pėrkapet me anėn e njė thjeshtėsie tė jashtėzakonshme, qė nė historinė e pikturės evropiane ėshtė shumė e rrallė.
Pa mėdyshje, sprovat kryesore tė artistit janė tri (ose tri tė tjera tė ngjashme): Marrėdhėnia e tij me artin, me vetveten dhe me ekzistencėn pėrreth, ose, me atė pjesė tė ekzistencės qė mund tė pėrkthehet nė njė vepėr nė tė ardhmen. Ky trinom ėshtė i pėrhershėm nė krijimtarinė e secilit artist. Ndėrsa ai qė pėr njė arsye ose njė tjetėr, "di" tu shmanget kėtyre pyetjeve, e ka pėrmbyllur jehonėn e veprės sė vet brenda njė strukture tė kufizuar nė kohė dhe nė hapėsirė. Ēėshtja ėshtė, (kėtu pėrcaktohet vlera e njė vepre) sa dhe si ėshtė kuptuar roli dhe dimensioni i kėtyre komponentėve.
Nuk e di pse, por, ngjyrat e ridimensionuara (larg ēdo kuptimi teknik) nga Matisi, pėrmbajnė/pėrēojnė njė lloj rrezatimi qė nė mėnyrė tė beftė tė ngjall njė farė optimizmi tejet tė veēantė qė nė kontaktin e parė.
Pėr Matisin nuk ka rėndėsi fakti i cili ėshtė vėnė nė dukje nga disa estetė dhe studiues tė arteve pamore, qė kuptimi i termit ngjyrė, pėrbėn njė nga lėmshet mė tė ngatėrruara tė historisė sė shkencės. Ky konstatim, pavarėsisht se i ēuditshėm nė dukje, vėshtruar artistikisht, nuk bart asnjė lloj vlere mbi raportin e njė piktori me ngjyrat, pėrkundrazi, ėshtė njė ēėshtje e kimisė (pra jo e alkimisė) dhe e tillė le tė mbetet. Nė fakt, pėr njė artist, fenomeni i ngjyrave asnjėherė nuk duhet ngritur se ēfarė janė ato, por, si mund ta sublimojnė dhe ta tejēojnė ato shqetėsimin e qenies mbi fatin. Natyrisht, edhe pėr poetin sprova ėshtė e njėjtė.
Pyetjet e mėposhtme, jam i prirur tė besoj se nuk shkaktojnė asnjė problem nė raportin e Matisit me ngjyrat, si pėr shembull: Pėrse ekzistojnė ngjyrat? Ēfarė synimi kanė? Ēfarė simbolizojnė ato, etj. Atij i mjafton miqėsia e hershme me ngjyrat. Mbase kjo miqėsi ka lindur qė nė takimin e parė, dhe, pėr kėtė dėshmojnė njė gjuhė (ose, njė metagjuhė qė nuk pranon kompromis me "delikatesėn" e syprinės) tė gjitha pikturat e tij, pa diskutim trashėgimia mė e vyer qė ka lėnė pas.
Marre nga : Gazeta Shqip
|