Edit Durham
Mary Edith Durham (1863-1944) ishte njė udhėtare, artiste, shkrimtare britanike qė u bė e famshme pėr shkrimet e saj antropologjike rreth jetės nė trojet shqiptare, nė fund tė shekullit tė XIX dhe fillim tė shekullit tė XX.
Rinia
Durhami ishte mė e madhja nga 8 fėmijėt. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte njė kirurg i njohur nė Londėr. Edukimin e mori nė mėnyrė private dhe shfaqi talent nė ilustrime si edhe nė pėrdorimin e ngjyrave tė ujit, talent ky qė bėri tė mundur pjesėmarrjen nė Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretėrore e Arteve). Ajo ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė paraqitjen dhe pikturimin e detajuar tė njė numri tė madh amfibėsh dhe reptilėsh qė u paraqitėn nė volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar nė 1899.
Ēėshtja shqiptare
Durhami u njoh nga shumė afėr me ēėshtjen shqiptare dhe pėrkrahu ēėshtjen shqiptare pėr pavarsinė dhe bashkimin e shqiptarve. Por kjo bėri qė tė fitonte njė reputacion tė keq prej etnocentrikeje dhe mė vonė do tė kritikohej dhe ri-kritikohej nga avokatėt e shtetit Jugosllav, tė cilėt synonin shkėputjen e plotė tė territorit tė Kosovės tė banuar kryesisht nga shqiptarė, nga territoret shqiptare pėr ta futur nė territoret sllave. Editi rrejdhimisht u kthye kundra politikės sė Serbisė, duke denoncuar me termin Krimbi serb me qė nuk kishin krijuar njė Jugosllavi tė madhe, por thjesht po arrinin qėllimin e vėrtetė nė realizimin e Serbisė sė Madhe, duke vazhduar akuzat se njerzit nėn kėtė regjim vuanin njė diktaturė mė tė egėr se mė parė. Pėr mė tepėr, intelektualė anglez qė pėrkrahnin Ēėshtjen Serbe kanė kritikuar rėndė Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e pėrshkroi Durhamin nė librin e saj Black Lamb and Grey Falcon si njė udhėtare qė kthehet nga Ballkani me idenė se ata janė gjithmonė tė pafajshėm dhe se gjithmone janė ata qe masakrohen dhe jo masakratorėt. Historiani i njohur R.W. Seton-Watson (njė pėrkrahės i flaktė i idesė sė pėrēarjes sė Perandorisė Austro-Hungareze) komentoi, Ndėrkohė qė gjithmonė denoncohet mentaliteti i Ballkanit, edhe ajo vetė ėshtė po e njėjta me fjalėt qė thotė
Mendimi i shqiptarėve rreth saj (nga kėndvėshtrimi i huaj dhe vėndas)
Shqiptarėt e nderojnė akoma edhe sot Editin dhe kanė rrespekt pėr tė. Ajo sipas shqiptarėve ėshtė Mbretėresha e Malsorve. Ajo u mirėprit nga malsorėt shqiptarė dhe gjatė kalimit tė saj nė kėto vise nuk pati asnjė keqtrajtim edhe pse ishte njė femėr e vetme. Pėrshtypje tė mbetura nga Shqipėria ishte tradita e Virgjėreshave Shqiptare, qė ishte njė zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin njė pozitė tė qartė nė shoqėri.
Mbas vdekjes sė saj nė 1944, Mbreti Zog i Shqipėrisė i dha merita tė larta asaj. Mbreti Zog ka shkruajtur pėr tė: Ajo na fali neve zemrėn e saj dhe fitoi si kėmbim vėmėndjen e malsorve tanė. Ajo vazhdon tė nderohet si Heroinė Kombtare dhe nė 2004 nė njė deklaratė tė presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilsoi atė si njė nga figurat mė tė spikatura tė Shqipėrisė tė shekullit tė kaluar.
Shumė nga punėt e Durhamit i janė dhuruar akademive tė koleksioneve pas vdekjes. Nė ditėt e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretėror Antropologjik) nė Londėr, ndėrsa koleksioni i saj me bizhuteri tė grumbulluara nė ballkan ndodhen nė Pitt Rivers Museum nė Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum nė Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka njė monstėr presentative rreth jetės dhe veprimtarisė sė saj.
Veprat
Veprat e saj tė famshme pėr Shqipėrinė janė:
High Albania 1909 (Shqipėria e Epėrme)
The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)
Through the Lands of the Serb 1904 (Pėrmes tokave tė Serbisė)
The struggle for Scutari 1914 (Pėrleshja pėr "Sacutari")
Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatarresa ballkanike 20 vjeēare)
The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)
Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 (Disa sende dėshmi e tribuve ballkanike, dokumenta ligjesh dhe kulturės sė ballkanit).
Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I.B. Tauris, 2001) (Shqipėria dhe Shqiptarėt: Artikuj dhe letra tė zgjedhura, 1903-1944 nga Betjullah Destani (I.B. Tauris, 2001))
|