Jane Fonda: Nė moshėn 70-vjeēare kam zbuluar se mė duan
Mė 21 dhjetor tė kėtij viti, Jane Fonda do tė mbushė 70 vjeēe. Aktorja, tashmė edhe gjyshe, e cila ėshtė nderuar me 2 ēmime "Oskar" ("Njė zile pėr inspektorin Klute", nė vitin 1970 dhe "Duke u kthyer nė shtėpi", viti 1978), me 42 filma pas krahėve, ka jetuar shumė jetė. Dy vjet mė parė vendosi tė dalė nga "pensioni" me komedinė "Vjehrra pėrbindėsh", pėrkrah aktores Jennifer Lopez. Eksperienca e re e zbaviti aq shumė sa pranoi tė luante njė film tjetėr, "Georgia rule", udhėhequr nga Garry Marshall, ku pėr herė tė parė nė karrierėn e saj interpreton njė gjyshe. Historia e saj lidhet paksa edhe me atė tė meshkujve tė shtėpisė sė saj: babai i saj i rreptė, Henry, me temperament tė kundėrt ndaj imazhit besnik tė kinematografisė; Roger Vadim, regjisori i sofistikuar francez, i cili e bėri njė seks simbol me filmin "Barbarella" nė vitin (1968), i cili u mė pas u bė bashkėshorti dhe babai i vajzės sė parė, Vanessa; Tom Hayden, njė intelektual i krahut tė majtė dhe aktivist politik, me tė cilin pati djalin Troy Garity, tani aktor dhe Ted Turner, multimiliarder dhe konservator mongol.
Sot, nė prag tė 70 vjetėve, ajo ėshtė ende "beqare" dhe kur nuk punon, Jane Fonda udhėton pėr nė fermėn e saj nė Nju-Meksiko, ku peshkon, kalėron, shkruan, mediton dhe ia dedikon kohėn e paratė organizatės sė saj pėr parandalimin kundėr shtatzėnisė mes adoleshentėve. Ajo erdhi nė Hollivud krejt rastėsisht, si kėto ditė, pėr tė promovuar filmin "Georgia rule", i cili do tė dalė nė kinematė amerikane mė 11 maj. Lindsay Lohan ėshtė Rachel, njė adoleshente rebele dhe e ērregullt, qė gjatė gjithė kohės pi vetėm alkool, del natėn (paksa si nė jetėn e saj reale), zihet me nėnėn ("Shtėpiaken e dėshpėruar" Felicity Huffman), e cila nga pamundėsia pėr ta mbajtur vendos ta dėrgojė tė jetojė te gjyshja e saj, Georgia (Fonda). Georgia ėshtė njė grua patriarkale, e cila e jeton jetėn duke ndjekur rregullat e forta nė fe dhe punė, komplet tė kundėrtėn e mbesės.
Lindsay Lohan ėshtė shumė e pėrfolur pėr sjelljen e saj rebele, pikėrisht si Rachel nė film. Si ka qenė tė punoje me tė? Ēfarė kėshillash ju jepte?
Unė nuk jap kurrė kėshilla, tė paktėn deri sa tė mi kėrkojnė. Dhe Lindsay nuk e ka bėrė dhe jam munduar ta mbėshtetja. Ėshtė e shkėlqyer, por ėshtė vetėm 20 vjeēe, ende njė fėmijė. Nuk e ka pasur privilegjin tė ketė njė familje, nuk ka pasur kurrė asgjė normale nė jetėn e saj, por ka qenė njė kėnaqėsi pėr tė, pasi qė nė moshėn 12-vjeēare ėshtė bėrė e famshme. Ka nevojė ta udhėheqė dikush, sepse ėshtė njė talent i madh dhe ta mbash tė gjallė shėndetin mendor nė pozicionin e saj nuk ėshtė e lehtė.
Ju ka ndodhur edhe juve njė gjė e tillė?
Unė jam bėrė e njohur nė moshėn 20-vjeēare, jo kur isha 12 vjeēe dhe atėherė fotografėt nuk tė ndiqnin kudo si tani: ėshtė absurde, e paimagjinueshme kjo qė ndodh. Pėr mė tepėr, babai im ishte shumė i fortė, ajo nuk e ka pasur kėtė fat.
Si ndiheni nė rolin e gjyshes, nė jetėn e vėrtetė dhe nė skenė?
Ėshtė njė lloj si tė kesh njė shans tė dytė. Tė lejon tė bėsh dhe tė japėsh atė qė nuk e ke bėrė dhe dhėnė herėn e parė.
Dhe si nėnė?
Georgia, personazhi im, jo vetėm qė mė ka mėsuar tė jem njė nėnė e mirė, por mė ka mėsuar edhe shumė gjėra tė reja. Nuk ėshtė kurrė vonė, nėse fillon tė provosh dhe ti mėsosh fėmijės tėnd se po kėrkon tė pėrmirėsohesh. Fatmirėsisht kėshtu ka qenė mes meje dhe sime bije.
Do tė bėni filma tė tjerė?
Shpresoj qė po. Sigurisht pėr para, por edhe sepse kam zbuluar - e nuk besoj se ėshtė shumė vonė - se mund tė zbavitesh duke punuar. Problemi ėshtė se zakonisht marr vetėm kopje tė trishtuara. Ėndrra ime ėshtė njė film qė tė tregojė 70 vitet e mia tė xhirimeve, me lidhje tė zjarrta erotike, por ndoshta duhet ta shkruaj vetė.
Nė muajin dhjetor ju do tė mbushni 70 vjeēe, ju tremb plakja?
Plakja ėshtė e vėshtirė pėr tė gjitha femrat, pavarėsisht asaj qė bėjnė. Por unė asnjėherė nuk e kam quajtur veten tė bukur, kėshtu qė nuk e kthej kokėn pas dhe tė them: "O Zot, kam humbur bukurinė time!" Jam mė e lumtur tani. Kam rrudhat e mia, kėshtu qė preferoj dritėn e njė qiriri se sa tė njė llambe tė zakonshme kur bėj dashuri. Kam hequr dorė nga seksi nė plazh nė mesditė, ku pėrveē kėsaj, jam mė mirė tani. Mėsohesh duke mos kėrkuar mė perfeksionin. Jam 70 vjeēe dhe e plotfuqishme pėr moshėn qė kam: shpresoj qė kjo tu japė njė shpresė tė gjitha femrave.
Nuk jeni shprehur shumė e kėnaqur pėr luftėn nė Irak
Jo, jam pėrmbajtur, pavarėsisht opinioneve tė forta. Si nuk kemi arritur tė kuptojmė se njė luftė nuk merret aq lehtė. Vietnami nuk na ka mėsuar absolutisht asgjė. Nuk kam folur deri tani, sepse mendoja se mund ti ofroja qeverisjes sė Bushit mundėsinė pėr tė humbur vėmendjen nga lėvizja pacifiste. Por tani mjaft mė, mendoj se ka ardhur momenti tė dal hapur, pa u druajtur nga askush.
Biografia
Jane Seymour Fonda
Ka lindur mė 21 dhjetor tė vitit 1937, nė New York City, Nju-Jork, SHBA. Lindur nė 1937-ėn nga martesa mes Henry dhe Frances Brokaw, Jane Fonda u transferua nė Bregun Lindor nė vitin 1948, ku ndoqi rrugėn e babit tė saj, i cili ishte thirrur nė Nju-Jork pėr tė interpretuar nė Broadway komedinė teatrale "Mr. Roberts". Ajo jetoi me gjyshen e saj pranė Connecticut. Ndėrsa studionte nė Vassar, filloi tė recitonte nė disa spektakle universitare. Nė fillim tė viteve 50 e zgjodhi pėr tė recituar pėrkrah tij nė disa spektakle verore. Ishin dy komedi: "The Country Girl" dhe "The Male Animal". Mė pas ajo vazhdoi studimet e recitimit nė "Actors Studio" tė Lee Strasberg, duke i lėnė gojėhapur tė gjithė.
Ishte pikėrisht ky momenti qė emri Fonda filloi tė hapte dyert e suksesit. Joshua Logan - njė mik i vjetėr i babit - e thirri pėr tė interpretuar pjesėn e njė nuseje nė njė gjullurdi studentėsh, "Nė majė tė kėmbėve" ("Tali Story", 1960). Njė dėshtim i mėvonshėm nė Broadway, "The Fun Couple", e bindi qė ti dedikohej kinemasė. Edhe njė herė nuk do ti buzėqeshte fati. E thirrur pėr tė interpretuar role modeste nė filma mediokėr, rolin e njė prostitute nė filmin "Zemra tė pista" ("Walk on the Wild Side", 1962), tė njė gruaje tė ftohtė seksualisht ("The Chapman Report", 1962), e njė nuseje naive nė filmin "Pėrshtatja martesore" ("Period of Adjustment", 1962) dhe tė njė falsifikatoreje nė filmin "Dashuri tė ndaluara" ("In the Cool of the Day", 1963) - ku filluan ti bėheshin shumė kritika. "Harvard Lampoon", njė revistė e pėrjavshme satirike, arriti ta pėrcaktonte si "aktorja mė e keqe e vitit". Megjithatė, kritikėt dhe publiku filluan tė kuptonin se kishte diēka tek ajo: atė lloj cilėsie manietike qė e bėn interesante njė aktore, cilido qoftė filmi qė interpreton.
Sigurisht, ishte e sinqertė dhe inteligjente e dukej qartė se kėrkonte tė jepte maksimumin, duke dalė nga banaliteti i dialogėve dhe situatave. Mė pas, fakti qė ajo ishte njė vajzė e bukur dhe seksi e lejonte karrierėn e saj tė ecte, duke veēuar kėtu rezultatet fillestare tė kėqija nė kinema, tė cilat ishin pak inkurajuese. Ėshtė e kotė tė pyesėsh se ēfarė do tė kishte ndodhur me karrierėn dhe jetėn e saj, nėse nuk do tė kishte pranuar tė shkonte pėr tė recituar nė Francė, kur nė vitin 1963, Rene Clement e thirri pėr rolin e protagonistes nė filmin "Crisantemi for a crime" (Les fĆ©lins), pėrkrah Alain Delon. Ishte, thoshin kritikėt, takimi mes njė sensualiteti tė ftohtė dhe njė erotizmi tė akullt. Por, me atė film Jane Fonda u lanēua si njė seks simbol, ose mė mirė si Bardo amerikane dhe vazhdoi karrierėn e saj si njė yll ndėrkombėtar.
Marre nga : Gazeta Shqip
|