Grataēiela rrotulluese
Nėse problemi i apartamentit tuaj ėshtė ai i njė dhome ndenjeje, i cili nuk ėshtė i ekspozuar nga dielli nė mėngjes (apo pasdite), apo ai i tė qenit tė lodhur nga panorama e njėjtė e dhomės suaj tė gjumit, atėherė ideja e arkitektit David Fisher (i lindur nė Tel Aviv) mund tju duket vėrtet interesante: "Rotating Tower". Nė tė vėrtetė, bėhet fjalė pėr njė grataēielė, ku ēdo kat ėshtė i pavarur nga ai i sipėrmi apo i poshtmi dhe ėshtė nė gjendje tė rrotullohet rreth vetvetes. Mund tju duket ēudi, por ekzemplari i parė do tė ndėrtohet nė Dubai, nė Emiratet Arabe. Punimet do tė nisin mes fundit tė vitit 2007 e fillimit tė 2008-ės dhe do tė pėrfundojnė rreth vitit 2009. Njė strukturė aveneristike, e cila mund tė ndryshojė formė nė ēdo moment. Secili kat do tė rrotullohet rreth njė shtylle qendrore, e vetmja pjesė e kullės qė do tė ndėrtohet nė vend. Kur tė ketė pėrfunduar, kulla do tė ketė 68 kate, njė lartėsi prej 313 metrash dhe ēdo kat do tė ketė njė sipėrfaqe prej 1700 metrash katrorė. Faktikisht, "Rotating Tower" do tė jetė sinonim i luksit. Pėrveē disa zyrave, brenda tij do tė ketė njė hotel me gjashtė yje, restorante, palestra, dyqane, apartamente tė ndryshme dhe nė katet mė tė larta pesė vila (secila do tė ketė njė sipėrfaqe prej 1500 metrash katrorė) me kopsht dhe pishinė.
Ēdo banesė do tė ketė njė garazh tė vetin dhe "pronarėt" e vilave do tė kenė mundėsinė pėr tu kthyer nė shtėpi me helikopter, meqenėse "Rotating Tower" do tė jetė me njė pistė, e cila do tė vendoset nė katin e 64-t tė saj. Shpejtėsia e rrotullimit nė ēdo kat do tė jetė dy-tri xhiro komplete nė orė. Ata qė do tė vendosin pėr kohėn dhe mėnyrat e rrotullimit tė saj do tė jenė banorėt e kateve vetėm me njė apartament, ndėrsa pėr tė tjerėt, rrotullimi do tė vendoset nė kontratėn e blerjes (ose tė marrjes me qira) tė shtėpisė apo zyrės. "Ndėrtesa do tė jetė mė shumė rezistente se ndėrtesat e tjera tradicionale", shpjegon David Fisher, ideatori pėr ndėrtimin e njė pallati qė rrotullohet. "Duke ndėrtuar njė strukturė qė bazohet nė njė element tė vetėm (shtylla qendrore), kulla do tė jetė shumė fleksible, pėr shembull nė rast tė tėrmeteve mund tė lėkundet mė shumė nė krahasim me njė strukturė klasike, e ndėrtuar me mė shumė trarė dhe lidhje qė pėrfaqėsojnė pikat kritike gjatė njė lėkundjeje toke". Risitė e kėsaj grataēiele, e cila do tė kushtojė rreth 350 milionė dollarė (260 milionė euro) nuk kanė tė bėjnė vetėm me mundėsinė e ndėrtesės pėr tu rrotulluar apo me strukturėn mė rezistente.
"Rotating Tower" ėshtė nė tė vėrtetė edhe njė central elektrik dhe mund tė pėrballojė kėrkesat energjetike jo vetėm tė vetes, por edhe tė ndėrtesave tė tjera afėr saj (mendohet se do tė jenė dhjetė tė tilla), ja se si: nga njė kat nė tjetrin, duke nisur qė nga kati i dhjetė e lart, do tė ketė 48 turbina me erė. Ēdo turbinė e vendosur nė njė pozicion tė pazakontė horizontal (dhe jo vertikal) qė tė nisė punėn do tė ketė nevojė pėr njė erė, e cila fryn tė paktėn me njė shpejtėsi prej dhjetė kilometrash nė orė. Njė problem qė pėr Dubain thuajse nuk ekziston, pasi aty shpejtėsia mesatare e erės ėshtė rreth 16 kilometra nė orė. Po ashtu, projektuesit thonė se kanė menduar pėr tė shmangur edhe problemin kryesor, qė mund tė "shkaktojė" prodhimi i energjisė me erė, zhurmėn e turbinave. "Janė projektuar nė mėnyrė tė tillė qė tė sigurojnė rendimentin mė tė mirė dhe nė tė njėjtėn kohė tė reduktojnė ndjeshėm zhurmėn".
Secila turbinė do tė prodhojė ēdo orė rreth 0.3 megavat nė krahasim me 1 - 1.5 qė prodhojnė turbinat klasike, ato vertikale. Por, nėse do tė bėnim njė llogaritje tė thjeshtė, do tė thoshim se era e nevojshme pėr ti vėnė nė veprim fryn pėrreth 4 mijė orė nė vit dhe mund tė arrihet njė prodhim energjie rreth 1200 megavat ēdo 12 muaj. Megjithatė, njė familje konsumon mesatarisht rreth 24 megavat nė vit, ēdo turbinė mund tė furnizojė me energji 50 familje, kėshtu pėr tė plotėsuar tė gjitha nevojat energjetike tė grataēielės qė do tė ketė rreth 200 familje mjaftojnė vetėm katėr turbina. Po 44 tė tjerat? Edhe kėtu ėshtė menduar pėr njė sistem ekologjik. I gjithė elektriciteti i prodhuar nuk do tė "qėndrojė" nė grataēielė, por do tė futet nė rrjetin elektrik, duke furnizuar me energji tė pastėr lagjet qė do tė jetė afėr ndėrtesės. Megjithatė, jo vetėm energji me erė. Nė ēatitė e ēdo kati do tė instalohen impiante tė tilla, nė gjendje qė ta shndėrrojnė energjinė e diellit nė elektricitet. "Struktura e kėsaj kulle, e karakterizuar nga ēdo kat i pavarur dhe me njė ēati tė vetėn, rrit sipėrfaqen e destinuar pėr panele diellore dhjetė herė nė krahasim me njė pallat me pėrmasa tė tilla, por tradicional", vazhdon Fisher. Nė kėtė mėnyrė, e gjithė energjia, ajo me erė dhe ajo diellore e prodhuar nga "Rotating Tower" do tė ketė njė vlerė vjetore prej 7 milionė eurosh. Pėr momentin, ēmimet e apartamenteve nuk janė vendosur akoma.
Edhe pse ėshtė e lehtė ta imagjinosh se pėr tė jetuar nė njė strukturė tė tillė superluksoze ēmimet duhet tė jenė stratosferike, Fisher nėnvizon se nuk ėshtė e thėnė qė ēmimet tė jenė tė tilla: "Tė realizosh njė ndėrtesė tė tillė vėrtet kushton 25 pėr qind mė shumė se mesatarja, por kjo nuk do tė thotė se ēmimet do tė jenė tė papėrballueshme", pėrfundon ai. Por, fati i "Rotating Tower" nuk ėshtė ai pėr tė ngelur i "gjunjėzuar" nė Emiratet Arabe. Tė paktėn kjo ėshtė ajo qė shpreson Fisher dhe bashkėpunėtorėt e tij, sė bashku me shoqėritė qė janė pjesė e kėtij projekti: "Bosch", "Viega", "Kerakoll", "Kriston" dhe "Bovis". Arkitekti shpreson se ideja mund tė shtrihet edhe nė vende tė tjera tė botės, duke e pėrshtatur ndėrtesėn me karakteristikat e qyteteve tė ndryshme. Ja pėrse nė vitet e ardhshme ekziston njė projekt pėr tė ndėrtuar rreth 12 pallate "tė rrotullueshme" nė dhjetė kryeqytete ekonomike. Mes kėtyre qyteteve padyshim qė renditen Nju-Jorku, Shangai, Berlini, Hong-Kongu dhe Milano.
Marre nga : Gazeta Shqip
|