Festohet nė Tiranė Dita e Europės
Java Europiane 2007 u zhvillua pėr herė tė tretė nė Tiranė. Synimi i saj: sensibilizimi i opinionit publik dhe i institucioneve pėr nevojėn e thellimit tė reformave shumėplanėshe pėr plotėsimin e tė gjitha kushteve dhe detyrimeve qė ka vendi nė bazė tė Marrėveshjen sė Stabilizim -Asociimit me BE-nė.
Nė kėtė kuadėr ditėn e mėrkurė u bė hapja pėr herė tė parė nė Shqipėri e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike, me mbėshtetjen e drejtėpėrdrejtė tė Kėshillit tė Europės. Sipas themeluesve dhe mbėshtesve tė kėsaj iniciative, misioni i shkolles do tė jetė forcimi i njė kulture moderne politike, bazuar nė vlerat e pėrbashkėta tė pluralizmit, tolerancės dhe dialogut tė hapur, duke inkurajuar kėshtu zhvillimin e njė komuniteti tė politikanėve tė rinj dhe liderėve qytetarė tė pėrkushtuar pėr zbatimin e modelit demokratik bashkėkohor tė qeverisjes.
Nė pėrurimin e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike morėn pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė autoriteteve, tė trupit diplomatik, politikanė nga partitė parlamentare, nga orgnizatat jofitimprurese, media etj.
Finalja e Javės Europiane 2007 qė u zhvillua nė Tiranė ishte njė veprimtari pėr 9 Majin, Ditėn e Europės. Shefi i zyrės sė Komisionit Europian nė Tiranė, ambasadori Helmut Lohan, ka vlerėsuar hapat qė ka bėrė Shqipėria nė procesin integrues. Njė proces qė kam besim se do tė intesifikohet edhe mė nė tė ardhmen dhe do ta afrojė edhe mė vendin me qėllimin tonė tė pėrbashkėt: integrimin europian, tha Lohan.
Nga ambasadat europiane tė akredituara nė Tiranė, nė bashkėpunim me shoqėrinė civile dhe Ministrinė e Integrimit tė Shqipėrisė nga data 5 9 maj u zhvilluan njė sėrė veprimtarish tė larmishme me karakter kulturor, historik dhe diplomatik, ku nė qendėr ishin vlerat mė tė mira tė Europės dhe raportet mes Shqipėrisė dhe BE-sė.
Arben Muka - DW - World
|