ShqipoNET - Forumi  

Go Back   ShqipoNET - Forumi > Shkencat e Natyrės (Natural Sciences) > Trupi dhe Shėndeti

Trupi dhe Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia moderne dhe Mjeku Popullor me kėshilla dhe barna natyrale pėr probleme nga mė tė ndryshmet.

Reply
 
LinkBack Thread Tools Display Modes
  #1 (permalink)  
Old 07-18-2007, 07:53 PM
Ocrajhqa
Vizitor
Points: 0, Level: 0Points: 0, Level: 0Points: 0, Level: 0
Activity: 0%Activity: 0%Activity: 0%
 
Posts: n/a
Default Humbja e kujtesės, ja cilat janė simptomat

Sipas specialistėve, sėmundja ka raste qė lind edhe para moshės 65-vjeēare, por kėto raste janė tė rralla dhe karakterizohen nga histori tė veēanta. Psh, pacienti mund tė jetė me sindromėn Down. Probabiliteti i kėtyre pacientėve me Down, pėr t’u sėmurė edhe me Alzheimer pas moshės 40-vjeēare rritet shumė. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Pėrqindjet e popullsisė qė kap janė tė njėjta pothuajse nė gjithė botėn. Prandaj nė Shqipėri kėta pacientė janė nė proporcion me popullsinė tonė, po aq sa janė nė Itali, USA etj.


Simptomat
Simptoma me e njohur e kėsaj sėmundjeje ėshtė harresa, por simptomat janė tė shumta. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen gjithmonė e me shqetėsuese. Duhet patur kujdes tė mos ngatėrrohen harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. Psh ėshtė harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e supermarketit, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi pa makinė, sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė. Tė sėmurėt me Alzheimer kanė njė karakteristikė qė e bėn mė tė vėshtirė diagnostikimin e tyre. Nė pėrgjithėsi nuk e pranojnė kurrė se janė sėmurė. Prandaj pacientė tė tillė zakonisht vijnė tė shoqėruar nga ndonjė familjar. Bėjnė batuta pėr tė zhvlerėsuar pse janė nė spital dhe i duket e ēuditshme sesi psh gruaja, ėshtė fiksuar qė ai ka probleme. Pra ndihen tėrėsisht nė rregull nė vetvete. Vetėm testet e ndryshme (tė cilat nė Shqipėri me siguri janė nė lindje e sipėr) mund tė nxjerrin nė pah deficitin e madh. Simptoma e dytė interesante e kėsaj sėmundje ėshtė anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalėve gjatė diskutimeve. Kjo simptomė, nė fakt, pėrbėn simptomėn e dytė kryesore me tė cilėn Alzheimeri mund tė lindė. Nė ato pak raste qė sėmundja nuk fillon me harresa, ajo mė sė shumti fillon me probleme gjuhėsore. Sėmundja bėn qė me kalimin e kohės pacienti tė evitojė gjithmonė e mė shumė fjalėt qė nuk i gjen dot dhe tė pėrdorė sinonime dhe pėrshkrime tė gjata pėr gjėra qė kanė fjalėn e vetė. Simptoma e tretė ėshtė ēorientimi kohor dhe hapėsinor. Ndodh qė kur pyet pacientė si kėta nė ēfarė muaji jemi, mund t’ia fusė kot fare. Simptoma tė tjera janė: Humbja e kapacitetit tė gjykimit logjik, ndryshime tė ēuditshme tė humorit, ndryshim i personalitetit (kėtė e ve re mirė kush ka shume vite qė jeton me personin), humbje e dėshirės dhe iniciativės pėr tė bėrė shumė gjėra. Nuk duhet ngatėrruar me rėnien e aktivitetit tė moshės sė plakur. Ėshtė krejt anormale qė njė i moshuar tė humbasė interesin pėr ēdo gjė.
Tė gjitha kėto simptoma lindin nė periudha tė ndryshme kohore dhe nuk kanė njė prridhė tė caktuar kohore. Ajo qė ėshtė mė e vazhdueshme nė tė gjithė rastet e sėmundjes, ėshtė fillimi me harresa, me probleme gjuhėsore ose me probleme tė detyrave tė thjeshta motore (zbėrthim i kėmishės etj).

Shenjat e semundjes

1-Memoria humbet ēdo ditė e mė shumė
2-Personi ka probleme gjuhėsore (harron fjalėt pėrkatėse dhe pėrdor tė tjera nė vend tė falės sė duhur)
3-Pjesėn mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz
4- Gjėrat e reja i mban mend mė shumė vėshtirėsi
5-Mund tė ketė konfiguracione (nuk di tė bėjė llogaritė)
6-Nuk arrin tė shkruajė normal
7-Mezi lexon
8-Ka vėshtirėsi nė veshjen e rrobave tė trupit
9- Me kalimin e kohės pacienti humbet interesin nė gjėrat qė e rrethojnė dhe bėhet tėrėsisht konfuz.
10-Mund tė ketė dhe alucinacione, probleme me urinimin dhe jashtėqitjen (inkontinencė).
11-Nė fund fare pacienti humbet edhe kontrollin e trupit tė vetė thuajse nė ēdo aspekt.

Shkenca ende s’ka zbuluar pse lind sėmundja

Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sėmundje, por, megjithatė janė hedhur hipoteza tė ndryshme. Sipas njė varianti thuhet qė lindja e sėmundjes ėshtė gjenetike. Nė disa raste Alzheimeri pacientet kanė rezultuar me njė mutacion nė kromozomin 21. Ky kromozom ėshtė dhe ai qė shkakton sėmundjen Down, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshės 40 vjeē. Shkencėtarėt mendojnė se sėmundja mund tė jetė edhe virale. Ata mendojnė se virusi hyn nga hundėt pėr tė kaluar nė receptorėt e erės e mė pas nė bulbet e erės (brenda trurit) e mė pas nė pjesėn mė tė madhe tė trurit. Kjo hipotezė mbėshtetet nė goditjen e disa pjesėve tė caktuara tė trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnė tė theksuara gjatė autopsisė neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Nė trurin e pacienteve janė gjetur nivele tė larta alumini. Gjithashtu disa kripėra alumini tė vendosura nė koren e trurit tė disa kafshėve kanė krijuar matėsa neurofibrillare.

Sistemi imunitar prodhon atitrupa pėr sėmundje

Sipas specialistėve tė kėsaj fushe, sistemi imunitar nė njė periudhė tė caktuar tė jetės fillon tė prodhojė antikorpe qė shkatėrrojnė neuronet qė pėrdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri ėshtė komplet i izoluar nga substancat qė kalojnė nė gjak. Ēdo enė gjaku qė shkon nė tru vishet me degėzimet e qelizave gliale, tė cilat lejojnė kalimin e substancave tė caktuara, dhe nuk lenė tė kalojnė pjesa mė e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipotezė hedh idenė e njė kolapsi tė barrierės, e cila fillon tė mos punojė si mė parė, duke lėnė tė kalojnė agjentė patogjene toksike qė vdesin neuronet. Deri me sot nuk ekziston njė diagnoze e sigurt. Pothuajse tė gjithė doktorėt nė vendet perėndimore nuk diagnostikojnė asnjė pacient qė vuan nga humbja e kujtesės. E vetmja siguri se sėmundja ėshtė pikėrisht ajo, merret pas vdekjes, me njė autopsi tė trurit.

Simptomat shfaqen njė nga njė gjatė viteve

Simptomat e sėmundjes nuk janė akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohės. Kjo bėn qė familjaret mos ta vėnė re sėmundjen dhe tė justifikojnė ēdo gjė me moshėn e thyer. Nė Shqipėri kur personat arrijnė nė dyert e spitalit, sėmundja do jetė shumė mė e avancuar. Pėr njė diagnostikim tė mirė duhet parė historia e familjes, nėse ka raste tė tjera. Njė faktor tjetėr i rėndėsishėm janė bioimazhet. Nė Shqipėri kėto kanė hyrė vetėm vitet e fundit. Zakonisht truri i kėtyre pacienteve mund tė jetė pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancė manjetike. Kjo metodė e tregon trurin shumė qartė.

85 % e tė moshuarve vuajnė nga skleroza

Rreth 85 pėr qind e gjashtėdhjetėvjeēarėve nė tė gjithė botėn vuan nga humbja e kujtesės. Kjo pėrbėn njė nivel epidemiologjik shumė tė lartė. Sistemet shėndetėsore tė vendeve perėndimore kanė humbje shumė tė mėdha prej kėsaj sėmundjeje. Ndėrkohė qė sipas specialistėve rreth moshės 40-vjeēare nisin tė shfaqen simptomat e para tė humbjes sė kujtesės. Simptomat vijnė si rezultat i dėmtimit tė qelizave nervore, tė cilat ngadalėsojnė pėrcjelljen e sinjalit pėr nė tru dhe anasjelltas. Jo pak, por 11 simptoma janė karakteristika pėr tė gjithė pacientėt qė vuajnė nga humbja e kujtesės. Kryesisht ato kanė tė bėjnė me ngatėrrimin e emrave, me vėshtirėsi nė lexim, personi bėhet konfuz, si dhe nuk arrin tė shkruajė normalisht. Ndėrkohė qė 2 pėr qind e popullsisė ēdo vit preket nga sėmundja e humbjes sė kujtesės. Kohėt e fundit kjo sėmundje ėshtė bėrė tepėr shqetėsuese dhe kjo lidhet me rritjen e moshės mesatare tė popullsisė. Nė vendin tonė, pjesa mė e madhe e pacientėve janė femra.

Marre nga : Veriu.com
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!
Reply With Quote
Reply

Bookmarks
Digg del.icio.us StumbleUpon Google



Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Display Modes

 
Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

vB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off
Trackbacks are On
Pingbacks are Off
Refbacks are On

Similar Threads
Thread Thread Starter Forum Replies Last Post
Studimi: Ata qė flenė mė shumė, vdesin mė herėt, cilat janė arsyet Beni Trupi dhe Shėndeti 0 07-18-2007 07:46 PM



Powered by vBulletin® Version 3.7.0 Release Candidate 1
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
vBulletin Style by: vbskinpixel.com
Copyright ©2004-2008 ShqipoNET and others. All Trademarks are Copyright of their respective owners.